Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Portëz të Fierit. Ka qenë një pikë karburanti e furnizimit në pronësi të S.M që ka pësuar avari.
Mësohet se ka shpërthyer në flakë pika e gazit si pasojë e një shkëndije të shkaktuar gjatë mbushjes së një bombule gazi. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale./abcnews.al