Dy persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një shpërthimi në një bllok ndërtesash në Anversë. Policia belge ka përjashtuar pistën e terrorizmit, ndërkohë që po kërkohet për viktima të tjera nën rrënoja.
Një pallat është shembur si pasojë e një shpërthimi në Anversë të Belgjikës. Bilanci i përkohshëm flet për dy viktima dhe 14 të plagosur, nga të cilët pesë janë në gjendje të rëndë. Shtatë persona janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat mes tyre dhe një fëmijë. Skuadrat e shpëtimit punojnë kundër kohës për të gjetur të mbijetuar të tjetë ndërsa policia belge konfirmoi se janë dy personat që konsiderohen të zhdukur.
Dhe pse nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit, policia në profilin e saj në Tuiter ka konfimrmuar se është përjashtuar pista e terrorizmit.
Shpërthimika qenë i fuqishëm, aq sa ka dëmtuar dhe dy pallate të tjera aty pranë si dhe një piceri. Hetuesit mendojnë se mund të ketë qenë pikërisht në rrjedhje gazi nga kuzhina e restorantit që mund të ketë shkaktuar shpërthimin./abcnews.al