Pas mesnatës së mbrëmjes së djeshme një shpërthim dyshohet se është regjistruar pranë një biznesi ne Pezë.
Sipas burimeve për ABC News pronari ka telefonuar policinë rreth orës 8:00 të mengjesit cka ka ngjallur dyshime se ka qenë i pa vendosur për ta referuar ose jo në polici.
Pas verifikime të para dyshohet se lënda plasëse ka qenë artizanale, grupi hetimit ka marrë deklaratën e pronarit i cili pretendon se shkak mund të jetë bërë një borxh që ai i ka dikujt në lidhje me një pronë.
Janë marrë disa kamera sigurie dhe po verifikohen për zbardhjen e detajeve dhe për të identifikuar autorin. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale të vogla./abcnews.al