Shpërthim në Kamzë, i vendoset lëndë plasëse një “Audi Q7”

schedule07:34 - 31 Maj, 2022

schedule 07:34 - 31 Maj, 2022

Një automjeti tip “Audi Q7” i është vendosur lëndë plasëse në “Bulevardin Blu”, Kamzë. Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar në momentin që lënda plasëse ka shpërthyer dhe paraprakisht dyshohet se ka vetëm dëme materiale.

Fuoristrada mësohet se është në pronësi të Artan Lleshit. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti dhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.

NJOFTIMI

“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.” /abcnews.al/