Personi që sulmoi ambasadën amerikane në Mal të Zi ishte serb

schedule08:40 - 22 Shkurt, 2018

schedule 08:40 - 22 Shkurt, 2018

Mediat serbe raportojnë se personi që sulmoi ambasadën amerikane në Podgoricë ishte një shtetas serb dhe ish anëtar i ushtrisë jugosllave. Ai kundërshtonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Policia malazeze dyshon se personi që sulmoi ambasadën amerikane në Podgoricë është Dalibor Jaukovic, një shtetas serb.

E përditshmja malazeze “Vijesti” raporton se Jaukovic, resident në Podgoricë, kishte lindur në Serbi dhe duke parë postimet në profilin e tij në Facebool ai kundërshtonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Ai gjithashtu kishte publikuar dhe një dekoratë të 1999-ës me firmën e Slobodan Milosevic.

Jaukovic ishte një anëtar i dekoruar i ushtrisë jugosllave, ndërsa arsyeja e dekorimit është për përkushtimin në detyrat e tij për mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut.

Mesnatën e së mërkurës ai hodhi një granatë dore në ambasadën amerikane në Podgoricë dhe më pas hodhi veten në erë para ndërtesës, ndërsa disa media malazeze raportojnë se ai kishte statusin e azilkërkuesit.

Ambasada amerikane në një deklaratë për shtyp bëri të ditur se stafi i saj po bashëkpunon me policinë në hetimin për sulmin, dërsa konfirmohet se ndërtesa nuk ka pësuar asnjë dëmtim material

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!