VIDEO/ Shpërthim tritoli në një banesë në Dibër, para një viti i vranë djalin

schedule14:35 - 8 Nëntor, 2019

schedule 14:35 - 8 Nëntor, 2019

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në Maqellarë.

Nga të dhenat e para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiçi.

Nga shpërthimi është lënduar në këmbë dhe po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.K, 30 vjeç, i cili ishte duke ushqyer bagëtitë në momentin që ka shpërthyer lënda plasëse.

Ndërkohë,  para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiçi. 32-vjeçari, u ekzekutua në oborrin e banesës së tij, aty ku sot është vendosur tritol.

Ngjarja e rëndë tronditi familjen Kosiçi një vit më parë, teksa në momentin që kanë dalë jashtë, panë trupin e pajetë të 32- vjeçarit.

Autori i dyshuar për vrasjen ishte Mehmut Gega, 24 vjeç. Shkak për vrasjen e 32-vjeçarit asokohe u tha se kanë qenë konfliktet e vazhdueshme mes tyre.

Njoftimi i policisë:

Në Maqellarë, në murin e stallës  së bagëtive pas banesës se shtetasit G. K. ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Nga ciflat e blloqeve të betonit të murit rrethues është lënduar në këmbë dhe po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.K, 30 vjeç, i cili ishte duke ushqyer bagëtitë në momentin që ka shpërthyer lënda plasëse.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor  dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë sekuestruar kamera sigurie dhe çdo provë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes.

 

/abcnews.al