Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim me tritol në banesën e një efektivi në Shkodër

schedule07:10 - 2 Qershor, 2022

schedule 07:10 - 2 Qershor, 2022

Tritoli ka tronditur gjatë natës Shkodrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri. Burime bëjnë të ditur se lënda plasëse është vendosur në banesës e efektivit të policisë lokale të Shkodrës, Pëllumb Vuka.

Sipas uniformave blu eksplozivi është vendosur pranë murit rrethues dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës. Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!