Tritoli ka tronditur sërish Fushë-Krujën mbrëmjen e kësaj të premteje. Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në hyrje të banesës tre katëshe të Naim Stafukës.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Sakaq, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë.
Naim Stafuka nuk është emër i panjohur. Ai është vëllai i Enver Stafukës, i cili prej vitesh rezulton i zhdukur. Sakaq, rreth dy javë më parë iu bë atentat Klodjan Stafukës, i afërm i tyre.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.
g.v/abcnews.al