Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Durrës, disa të shoqëruar

schedule08:06 - 8 Tetor, 2020

schedule 08:06 - 8 Tetor, 2020

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në banesën e shtetasit Bajram Nraxhi në Fllakë të Durrësit, i cili prej vitesh jeton në Itali.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se nuk rezultojnë persona të përfshirë në ndonjë konflikt në Shqipëri.

Ndërsa Policia e Durrësit bën me dije janë shënuar dëme të vogla materiale, ndërsa thekson se ndërtesa është e pabanueshme.

Ndërkohë në ambientet e Policisë  janë shoqëruar disa persona si të dyshuar për këtë ngjarje.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.10.2020, rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N.,(e pabanueshme), në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë  disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!