Shpërthim me eksploziv gjatë natës në një banesë në Pogradec

schedule08:07 - 14 Mars, 2022

schedule 08:07 - 14 Mars, 2022

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në portën e jashtme të një banesë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, të mbrëmjes së djeshme në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Sipas policisë banesa ndaj të cilës është vendosur sasia e eksplozivit është në pronësi të Arben Xhukellarit. Ky shtetas ka qenë në arrest shtëpie, pasi është arrestuar për lejim të prerjes së druve.
Mësohet se ka punuar në bashkinë e Pogradecit, në sektorin e pyjores si inspektor.

Nga informacionet paraprake nuk ka konflikte me njeri megjithatë hetimet vijojnë për të mësuar shkakun e vendosjes së lëndës plasëse.

Njoftimi:

Më datë 13.03.2022, rreth orës 22:50, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së shtetasit A. Xh., 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës. Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!