Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Lezhën mbrëmjen e kësaj të diele. Ngjarja u shënua pak para mesnatës në lagjen Besëlidhja.
Shpërthimi ndodhi brenda një lokali, ndërsa dëme të konsiderueshme janë shënuar edhe ne disa biznese rreth zonës.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit që tronditi banorët, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.


