Forcat Ajrore të Ukrainës shkatërruan një anije të flotës ruse në Detin e Zi, e cila dyshohet se ishte e ngarkuar me dronë iranianë Shahed, të përdorur nga Moska në konfliktin kundër Kievit.
“Anija Novocherkassk u shkatërrua nga pilotët tanë,” raportoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës Mykola Oleshchuk publikoi një video ku tregohej një shpërthim në bazën detare ruse në Feodosia në Krimenë e pushtuar.
Several Large Explosions and Fires are raging at the Port in the Crimean City of Feodosia on the Coast of the Black Sea, following Ukrainian Strikes against what is reported to be Russian and Iran Naval Vessels carrying Munitions; the Ukrainian Air Force is claiming to have Sunk… pic.twitter.com/DHy3sTja3C
— OSINTdefender (@sentdefender) December 26, 2023
Nga ana tjetër, Sergei Aksyonov, guvernatori i Krimesë, tha se “zona e portit është rrethuar, shpërthimet janë ndalur dhe zjarri është në kontroll. Të gjitha shërbimet kompetente të urgjencës janë në vend dhe banorët e shtëpive ngjitur do të largohen urgjentisht nga zona”, shtoi Axionov, duke theksuar se një person kishte humbur jetën.
Kreu i forcave ajrore të Ukrainës mori më vonë përgjegjësinë për sulmin në Feodosia, gjë që Kievi rrallë e bën menjëherë kur bëhet fjalë për bastisjet në territorin e kontrolluar nga Rusia.
/abcnews.al