Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen zyrtari i FSHF-së kundër kritikëve, koment fyes në rrjetet sociale

schedule12:10 - 13 Nëntor, 2021

schedule 12:10 - 13 Nëntor, 2021

Shqipëria zhvilloi kundër Anglisë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, teksa u mund pastër nga “3 Luanët” me rezultatin 5-0.

Të 5-të golat e shënuar nga Anglia erdhën në pjesën e parë, dhe kjo ndeshje kishte shumë kritika për mënyrën se si erdhën golat. Shumë figura të njohura të sportit kritikuan paraqitjen e Kombëtares tonë, në këtë ndeshje.

Për këto kritika ka reaguar edhe zyrtari i FSHF-së Andi Verçani i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka shpërthyer duke bërë komente fyese ndaj kritikuesve.



Një gjest aspak i bukur nga një zyrtar i FSHF-së që nuk përmban dot vetën në një situatë delikate.

“Para një muaji këta ishin heronj për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë donin të ishin në ‘AIR Albania’. Sot këta qenkan turpi i kombit. Shkonin mër q*huni.”, shkroi Andi Verçani.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!