Shpërthen vullkani ‘Rincon de la Vieja’ në Kosta Rika

schedule09:20 - 22 Prill, 2023

schedule 09:20 - 22 Prill, 2023

Vullkani Rincon de la Vieja shpërtheu ditën e djeshme duke mos shkaktuar dëme në infrastrukturë apo viktima. Shpërthimi i vullkanit, i cili ndodhet në provincën e Guanacaste, në skajin veriperëndimor të vendit ishte mjaft i fuqishëm.

Shtylla vullkanike arriti një lartësi prej 2.5 kilometrash nga maja e Rincon de la Vieja, tha gjeologu Blas Sanchez në një video-mesazh të lëshuar nga komiteti kombëtar i menaxhimit të emergjencave.

Aktualisht, niveli i alarmit për këtë vullkan mbetet në të verdhë (i 3-ti më i larti) në shkallën me katër nivele, që përkthehet në aktivitet “të rëndësishëm” sizmik, me shpërthime të vogla dhe çlirim të gazrave toksikë, sipas Observatorit Vullkanologjik dhe Sizmologjik të Kosta Rikës.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të zonave pranë vullkanit që të qëndrojnë larg lumenjve për shkak të rrezikut të kontaminimit nga materialet e nxjerra nga krateri. Në Kosta Rika ka rreth 120 vullkane, por vetëm pesë prej tyre janë aktivë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!