Shpërthen virusi vdekjeprurës në Tanzani, raportohen pesë viktima

schedule16:48 - 23 Mars, 2023

schedule 16:48 - 23 Mars, 2023

Tanzania ka njoftuar shpërthimi e një sëmundje vdekjeprurëse e cila vjen nga virusi Marburg. Deri më tani janë shënuar 5 viktima si dhe tri raste të shtruara në spital në rajonin veriperëndimor Kagera.

Përmes gjurmimit të kontaktit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 161 persona janë identifikuar si në rrezik infeksioni. Qeveria në Tanzani ka marrë masa për të rritur mbykqyrjen duke vendosur një grup emergjence në Kagara dhe zonat fqinje për tu siguruar se virusi nuk do të përhapet.

Ky virus u zbulua për here të pare në vitin 1967 në Gjermani në qytetet Frankfurt dhe Marburg, më pas raste të tij u identifikuan edhe në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

Virusi Marburg vjen nga e njëjta familje virusesh si Ebola dhe ka simptoma të tilla si ethe, të përziera, skuqje të trupit e deri tek humbja e rëndë e peshës. Periudha e infektimit zgjat deri në 21 ditë.

Shkalla e vdekshmërisë nga ky virus ka vijuar nga 24% në 88%. Shpërthimi më I keq I virusit ishte ai në Angola në vitet 2004-2005 ku pati 252 raste dhe 227 persona humbën jetën.

Ky virus transmetohet tek njerëzit nga lakuriqët e natës dhe më pas nga personi në person permes lëngjeve të trupit ose objekteve të kontaminuara. Nuk ka vaksina apo trajtime për virusin, por sipas qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbutja e simptomave nëpërmjet rihidratimit ose menaxhimit të niveleve të oksigjenit në gjak tek pacientët mund të rrisë shancet për mbijetesë.

/abcnews.al