Shpërthen në flakë tubacioni i naftës në një firmë në Ballsh, pëson djegie një punëtor

schedule09:10 - 3 Maj, 2021

schedule 09:10 - 3 Maj, 2021

Mallakastër- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm ku në një firmë private naftë ka marrë flakë një tubacion dhe për pasojë një punëtor ka pësuar djegie.

Mësohet se zjarri ka rënë  rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte.

Gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, Viktor Ballaj, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. E.L/abcnews.al/