Shpërthen infeksioni, rekord rastesh të reja me Covid-19 në Greqi! Shënohen 10 humbje jete

schedule18:47 - 25 Tetor, 2020

schedule 18:47 - 25 Tetor, 2020

Në Greqi, janë shënuar 790 raste të reja me koronavirus duke shënuar rekord infeksionesh ditore në shtetin fqinj.

Ndërkohë që 10 persona e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 574. Në 24 orët e fundit janë shëruar 272 pacientë.

Rajoni me më shumë të infektuar në 24 orët e fundit ishte Atika me 227 raste të reja, ndjekur nga Selaniku me 181.

Aktualisht në intubim po trajtohen 84 qytetarë, ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 65-vjeç. Shumica e tyre janë burra dhe të moshës 70 vjeç e lart./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!