Shpërthen bombola në një banesë, plagoset një grua në Tapizë

schedule09:29 - 9 Maj, 2021

schedule 09:29 - 9 Maj, 2021

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banezë në Tapizë të Krujës ku si pasojë është plagosur e zonja e shtëpisë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Tapizë, ku bombola ka shpëthyer aksidentalisht në banesën e shtetasit me inicialet M.S., ku si pasojë është plagosur bashkëshortja e tij me iniciale A.b.

Fatmirësisht mësohet se ajo ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 08.05.2021, rreth orës 09:20, në Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit M.S., ka shpërthyer, aksidentalisht   bombula e gazit, të cilën e përdornin për gatim.

Për pasoje është lënduar bashkëshortja, shtetësia A.B.,  e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al