Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Berat

schedule12:05 - 31 Janar, 2021

schedule 12:05 - 31 Janar, 2021

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të dielë në një banesë në Berat.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 30 Vjetori ne Berat, në banesën e një të moshuari i cili jeton i vetëm.

Ndër të tjera mësohet se shkak për këtë është bërë harresa e një tenxhereje në zjarr nga i moshuari dhe e kishte zënë gjumi, por fatmirësisht ai nuk është lënduar.

Nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme materiale. /abcnews.al