Një 42 vjeçar është dërguar në spitalin e djegieve, nga shpërthimi i mjetit, bën me dije gazetari i ABC News, Ahmet Zani.
Mjeti ka shpërthyer në flakë nga rrjedhja e gazit në Sanxhak, ndërsa 42-vjeçari ka marrë plagë dhe është dërguar në repartin e djegieve në Kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/ Informacione paraprake
Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
r.t/abcnews.al