Shpërthejnë dy panele diellore në Elbasan, panik tek banorët

schedule08:06 - 24 Shkurt, 2020

schedule 08:06 - 24 Shkurt, 2020

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në qendër të Elbasanit. Sipas policisë dyshohet se kanë shpërthyer dy panele që ishin vendosur në katin e tretë të një hoteli, pranë kalasë së Elbasanit.

Ngjarja ka tronditur qytetarët e Elbasanit.

Si pasojë e shpërthimit copa të mëdha xhami kanë përfundur në bulevardin kryesor, Aqif Pasha.

/abcnews.al