Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërndau parlamentin/ Osmani pret krerët e partive për zgjedhjet e parakohshme. Kurti nuk shkon

schedule13:56 - 6 Mars, 2026

schedule 13:56 - 6 Mars, 2026

Udhëheqësit e partive politike opozitare, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës janë parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani. Ftesën e ka pranuar edhe kryetari i partisë tjetër opozitare, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Osmani i ka ftuar krerët partiakë për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja, pas shpërndarjes së Kuvendit.

Hamza para mediave, deklaroi se fillimisht do t’i shqyrtojë datat e propozuara, ndërsa theksoi se çdo vendim duhet të jetë në përputhje me rendin kushtetues dhe ligjor.



“Do t’i shikoj cilat janë datat e propozuara. Sidoqoftë, mendoj se gjithçka do të vendoset në përputhje me rendin kushtetues dhe rendin ligjor, dhe ne jemi parti që e respektojmë rendin kushtetues dhe ligjin”, tha Hamza.

Po ashtu në Kuvend kanë arritur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajm, Kryetari i Lidhjes Demokratike rë Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Deputetja Duda Balje.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, para takimit konsultativ me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, në prononcim para mediave tha se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nuk mund të ndryshohen dhe se partia e tij do t’i respektojë.

Me këtë rast Haradinaj tha se tash “ne jemi në auto-pilot, dhe komandohemi nga Kushtetuta, nga afatet kushtetuese”.

“Dekreti është i drejtë dhe e respektojmë si të tillë. Kuptohet, presim edhe caktimin e datës së zgjedhjeve”, tha ai.

Kurse sa i përket kërkesë së LVV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimin të djeshëm për zgjedhjen e Presidentit, Haradinaj tha se “ky është vazhdim i talljes me procese e me qytetarë” nga ana e kësaj partie.

Në takim nuk ka marrë pjesë llideri i LVV-së, Albin Kurti. Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se nuk ka arsyeje që të merret shkohet në takim me Presidenten, kur lenden Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!