Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë gjatë Operacionit policor antidrogë të koduar “Tattoo”.
Armando Behari, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Xhevit Bogdani, 21 vjeç, banues në Përrenjas u ndaluan ne studion e tatuazheve te Beharit. Aty u gjet gjithashtu një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm. Në gjendje të lirë është proceduar edhe një 29 vjeçar që jetonte në të njëjtën banesë me shtetasin Xhevit Bogdani.
Për shtetasit e ndaluar policia dispononte informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri”./abcnews.al
Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinj në Tiranë
schedule09:17 - 18 Gusht, 2018
schedule 09:17 - 18 Gusht, 2018