Shpërblimi 5 mijë lekë për fundvit, pensionistët një pjesë të kënaqur

schedule18:09 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 18:09 - 19 Dhjetor, 2018

Prej 17 dhjetorit pensionistët kanë nisur të tërheqin shpërblimin prej 5 mijë lekësh që qeveria u jep për festat e fundvitit. ABC News ndoqi procesin e tërheqjes së shpërblimit dhe ju sjell reagimet e tyre.


Qeveria këtë vit vendosi që të shpërblejë me 5 mijë lekë të rinj të gjithë pensionistët me rastin e festave të fundvitit. Prej disa ditësh ky shpërblim ka nisur të tërhiqet nga të moshuarit në pikat e postës apo në çdo pike ku ata marrin pensionin e tyre. Nga ata që kanë nisur të tërheqin vlerën e ofruar nga qeveria janë të kënaqur.

Pensionisti 1: “50 mijë lekë të vjetra. Mirë jemi, por mund të jemi edhe më mirë vitin që vjen.”

Pensionisti 2: “Njeriu nuk kënaqet asnjë herë, por prap mirë është.”

Pensionisti 3: “Asnjëherë nuk ngelet njeriu i kënaqur, por deri këtu ku kemi ardhur është shumë mirë.”

Por ka të tjerë që e konsiderojnë vlerën prej 5 mijë lekësh të pamjaftueshme. Ata thonë se shpenzimet për festat e fundvitit janë të larta.

Pensionisti 4: “Ça kënaqësie është ajo? Nuk na dalin për ujë dhe drita.”

Pensionisti 5: “50 mijë lekë mirë është, por mund të ishte edhe pak më mirë.”

Sipas vendimit të qeverisë, e cila miratoi një fond të posaçëm prej 3 miliardë lekësh, të gjithë pensionistët do të mund t’a tërheqin shpërblimin prej 5 mijë lekësh deri më 29 dhjetor 2018 ose gjatë muajit janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!