Kantautori kosovar Shpat Deda festimin e dhjetë vjetorit të karrierës së tij muzikore e nisi në Tiranë me koncerti “Ambël e Thartë”, për të përvijuar edhe në 9 monumente kulture të qyteteve të Shqipërisë. Në një intervistë për ABC News ai rrëfen edhe frymëzimin që ka marrë nga dashuria e vërtetë të cilën e ka kthyer në muzikë.
Shpat Deda është kthyer në një prej këngëtarëve të dashur në hapësirën shqiptare. Ai i hyri muzikës rastësisht. Këngën e parë ia detikoi mallit për shtëpinë, pasi studionte për marketing në Bullgari, ai e kujtonë atë çast kështu:
Shpat Deda, kantautor: “Ka qenë një këngë që e kam pas shkruajtur kur kam qenë duke studiuar në Bullgari, kam qenë duke studiuar për marketing. Atje kam pasur një band, por kemi bërë covers, nuk kam bërë këngë origjinale dhe gjatë asaj kohe është ky momenti i paplanifikuar kur diçka brenda meje donte te dile dhe provova të shkruaj. Këngën e parë e kam shkruajtur kur më pati marrë malli shumë me shku tek shtëpia. Por nuk e kam regjistruar këtë këngë kurrë. Ndoshta e bëj ndonjëherë.”
Më pas, dashuria zuri peshën kryesore në tekstet dhe muzikën e tij. Ndryshe nga shumë artistë ai pranon se tekstet nuk janë thjeshtë fantazi, por përjetime personale.
“Jo nuk janë të gjitha fantazi. E kam patur fatin të përjetoj dashuri në jetë dhe shpresoj që secili të mund ta përjetojë sepse nuk ka ndjenjë më të mirë. Hërën e parë kur kam filluar të shkruaj albumin, më ka pëqyer dikush shumë, por tani nuk jam i sigurtë nëse ka qenë dashuri. Nuk e dija atëherë se çfarë është taman dashuria, por mu ka duk si e tillë. Prandaj në albumin e parë kam disa këngë që janë pak më të dhimbshme. Në albumin e dytë kam qenë me vërte i dashuruar.”
Kënaqësia më e madhe për një artist është të këndojë bashkë me publikun në koncerte live. Këtë emocion e përjetoi edhe Shpat Deda me koncerti “Amël e Thartë”, si jubilar i 10 viteve muzikë krijuar prej tij.
“Arsyeja është se i kam pasur qef dhe sepse janë shumë të bukura. Gjithashtu dhe simbolikisht më pëlqen me shku në vende që kanë shumë histori edhe të sjell histori të reja aty.”
Sinqeriteti është një armë e fortë e kantautorit Shpat Deda.
“Publiku e percepton kur diçka është e sinqertë. Kjo është një prej rregullave që unë kam, një rregull i pashkruar. Unë nuk di ndryshe të shkruaj muzikë, sepse ashtu e kam nisur dhe mendoj që njerëzit e venë re këtë dhe për atë arsye e kam pasur një pritje aq të mirë.”
Këngët e interpretuara për publikun kryeqytetas ishin nga albumi “Molla e parë” dhe “Shkëndija”, por rrugëtimi vazhdon me disa koncerte në monumente kulture të qyteteve të ndryshme shqiptare. Suksesin e tij ia dedikon publikut që e ka mbështetur dhe ndjekur në këto vite. Tashmë është duke punuar për albumin e tij të tretë, ku dashuria nuk do të jetë fokusi kryesor, por ai do të sjellë edhe muzikë të frymëzuar nga aspekte të ndryshme sociale./abcnews.al