Pas disa ditësh që rrugët e Durrësit ishin bërë si ato të Napolit plot mbeturina këtë të premte ato janë të pastra.
Zgjidhet provizorisht çështja e mbetjeve urbane në Durrës. Prej dy ditësh ka nisur pastrimi dhe mbetjet po dërgon në impiantin e përpunimit të Sharrë. Me shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e integrimit të mbetjeve Bashkia e Durrësit kërkon që të përshpejtohen procedurat e fondit të akorduar nga qeveria.
Qeveria ditën e mërkurë ka akorduar një fond prej 1.5 milonë euro për transportin e mbetjeve të Durrësit drejt Sharës.
Zakonisht procedurat për kalimin e tij në llogarinë e Bashkisë së Durrësit zgjasin disa javë. Burime pranë Bashkisë së Durrësit sqaruan për ABC News se kjo është arsyeja se përse Këshilli Bashkia miratoi të enjten shpalljen e emergjencës mjedisore.
Pra autoritetet vendore të Durrësit kërkojnë që fondi i caktuar nga qeveria të hyjë menjëherë në fuqi, pasi zakonisht procedurat zgjasin tre-katër javë. Durrësi prodhon të paktën 75 mijë ton mbetje urbane në vit, të cilat në mungesë të një vend-depozitimi do të dërgohen në Sharrë dhe vlera e transportit për një ton shkon në 29 euro. Po për buxhetin e Bashkisë së Durrësit kjo shifër është e papërballueshme.
Me mbylljen e vend-depozitimit në Porto Romano për shkak të nisjes së punimeve për parkun e fëmijëve në Durrës u shkaktua kaos. Qyteti për një javë nuk u pastrua. Fillimisht mbetjet e Durrësit u dërguan në Sukth, por banorët i priten me protesta. Ndaj dhe nuk u dërguan më, me pas u vendos që ato të depozitoheshi në Manzë. Por dhe aty banorët kundërshtuan.
Ndaj deri në gjetjen e një zgjidhje më afatgjatë mbeturinat e Durrësit do të dërgohen në Sharrë. /abcnews.al/