Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nga Kina në Durrës…prostitucion/ Goditet grupi kriminal, në kërkim organizatorët e rekrutimit

schedule10:23 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 10:23 - 17 Dhjetor, 2024

Një rrjet kinez që rekrutonte dhe trafikonte vajza nga vendi aziatik për prostitucion në Shqipëri, është goditur këtë të martë nga Policia e Durrësit.

Një person është arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim, teksa u shoqëruan dhe po hetohen edhe 7 vajza kineze.

Zyrtarisht nga policia e Durrësit thuhet se është arrestuar Guangtai Lin, ndërsa nën hetim janë vënë edhe 7 vajza të huaja që shfrytëzoheshin për këtë aktivitet të paligjshëm. Në kërkim janë shpallur dy shtetas vietnamezë, një 47 vjeçar dhe një 45-vjeçare. Kjo e fundit I drejtonte vajzat nga Bahrein me pagesat dhe ndarjen e fitimeve.



Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri, nga shtetasi Guangtai Lin, i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek shtetasja Zhang, që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë.Ndaj tyre janë ngritur akuzat “shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “prostitucioni”, kurse aksioni u krye në lagjen nr.13 në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, 1 fletore me shënime për vlerat monetare të përfituara dhe sende të tjera./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!