Shpallet fituesi i Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Fitues në këtë garë u shpall Projekt ideja e 51N4E me JESHILE Landscape Design dhe Blerta Kambo.
Pesë ekipet finaliste prezantuan propozimet e tyre për transformimin e kampusit në një hapësirë moderne, funksionale dhe të orientuar drejt së ardhmes, në një garë që konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e universitetit.
Për Universitetin “Aleksandër Moisiu”, ky konkurs shihet si një hap i madh drejt kampusit të së ardhmes, jo vetëm si projekt ndërtimi, por si një investim në cilësinë e arsimit të lartë, jetën studentore dhe zhvillimin urban të Durrësit./abcnews.al






