Çmimi Nobel për shkenca ekonomike për vitin 2023 i është dhënë Claudia Goldin, e universitetit Harvard në SHBA, për avancimin në të kuptuarit e rezultateve të tregut të punës së grave.
Nga të gjithë çmimet Nobel, çmimi i ekonomisë ka numrin më të vogël të grave që kanë fituar, me vetëm dy që kur u dha për herë të parë në 1969, Elinor Ostrom në 2009 dhe Esther Duflo në 2019.
Vitin e kaluar, çmimi iu dha ekonomistëve amerikanë Douglas Diamond dhe Philip Dybvig së bashku me ish-shefin e Rezervës Federale Ben Bernanke për kërkime mbi bankat në kohë trazirash.
/abcnews.al