Shpallen 4 filma fitues në edicionin e 12 të “Giffoni Shqipëria”

schedule16:26 - 23 Nëntor, 2017

schedule 16:26 - 23 Nëntor, 2017

Përfundoi faza e parë e edicionit të 12-të, te Festivalit Ndërkombëtar të filmit për të Rinj e Fëmijë, Giffoni Shqipëria. Pas prezantimit të 7 filmave, mes tyre edhe tre shqiptarë, ishte filmi “I shpejtë si era”, me regji të Matteo Rovere, ai që fitoi çmimin e jurisë së grupmoshës 16-vjeçare, nga shkollat e mesme të kryeqytetit.
Juria e grupmoshës 13-vjeçare, shpalli fitues filmin “At Eye Level”.
Filmi shqiptar “Frymë”, me regji të Artur Gorishtit, fitoi çmimin “Xhanfize Keko”.
Përveç prodhimeve kinematografike, u dha edhe çmimi “Ation Zhiti”, për antarin më të mirë të jurisë, çmim që i shkoi nxënëses së shkollës Çajupi, Refxhej Tola./abcnews.al