Shorti i Conference League nuk favorizon “Superioren”, Tirana “parakalohet” nga Kosova e Armenia

schedule12:31 - 3 Qershor, 2023

schedule 12:31 - 3 Qershor, 2023

Me kampionatet e futbollit të përfunduar ose në prag përfundimi, tashmë të kualifikuarit për në garën e Evropës, ku ndër ta janë dhe ekipet e Abissnet Superiore, të cilat kanë arritur të kualifikohen për në Conference League po përgatiten të mësojnë shortin e këtij kompeticoni evropian.

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do të mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre më 20 dhe 21 qershor ndërsa ndeshjet e para do të luhen me 13 dhe 20 korrik, mirëpo për fatin e tyre të keq, skuadrat e Superiores janë të gjitha të renditura në vazon jo favorite, e teksa pritej që “bardheblutë” të “shpëtonin”, duket se këta të fundit e kanë humbur “garën” me skuadrat estoneze, armene dhe ato të Kosovës.

Skuadra e Dritës së Gjilanit dhe Pyunik Yerevan nga Armenia “parakaluan” kryeqytetasit, me kosovarët të cilët ishin vlerësuar me koeficentin 6, ndërsa armenët me koeficentin 8, duke  lënë kështu, Tiranën në po të njëjtën fazo me “kuqeblutë” e Vllaznisë dhe “rrogozhinasit” e Egnatias. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!