Shoqëria civile në Kosovë dhe Shqipëri: Më shumë bashkëpunim për integrimin

schedule16:59 - 1 Tetor, 2019

schedule 16:59 - 1 Tetor, 2019

Shoqëria civile në Kosovë dhe Shqipëri kërkon një rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e Integrimit.

Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një agjendë të përbashkët në procesin e integrimit Evropian u tha në prezantimin e studimit për bashkëpunimin Kosovë Shqipëri në këtë fushë nga Qendra e Shqipërisë për konkurueshmëri dhe Tregti ndërkombëtare si dhe instituti EPIK.

U cilësua i rëndësishëm bashkëpunimi i të dyja vendeve në këtë fushë. Megjithatë u përmendën edhe sfidat me të cilat ballafaqohen të dyja vendet. Sfidë është mungesa e qëndrueshmërisë në administratë që bëhet shumë e prekshme dhe e dhimbshme sidomos të pjesa e integrimit.

Krejt cfarë duhet është që të vazhdohet tutje. Strukturat institucionale janë paraparë me marrëveshje. Janë dy trupat përgjegjës që thjesht duhet të fillojnë të takohen dhe duhet të fillojnë ti zgjedhin temat që do të trajtojnë. Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë në aspektin e marrjes së statusit të vendit kandidat.

Gjithashtu u përmend fakti se mungon vullneti politik për reforma publike posaqërisht në Kosovë ndërsa për Shqipëri u lavdërua pjesa e reformës së thellë në sistemin e drejtësisë.

Sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian konsideroj që nuk kemi një agjendë të përbashkët dhe të mirëfilltë për të ecur përpara në procesin integrues.

U kërkua gjithashtu përmirësim i casjes në komunikim me vendet anëtare të BE-së si dhe kujdes në përdorimin e fondeve të BE-së. Duhet të kemi një kujdes të vecantë në përdorimin e fondeve që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe të përdoren në mënyrë strategjike.

Kosova është e fundit nga vendet e Ballkanit përëndimor në proceset integruese derisa Shqipëria është në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!