Shoqata e Transportit letër Ramës: Na vaksinoni edhe ne, jemi të ekspozuar ndaj COVID-19

schedule18:26 - 2 Prill, 2021

schedule 18:26 - 2 Prill, 2021

Shoqata e Transportit Urban i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të kthejnë sytë edhe nga ata për t’i vaksinuar. Në letrën e dërguar qeverisë, theksohet se ky grup është me risk, pasi është shumë i ekspozuar, prandaj kërkohet vaksinimi.

Ndërkohë që në vend vaksinimi pas mjekëve vijoi me të moshuarit, sot nisën marrjen e dozës kineze gazetarët e terrenit dhe nesër do të vijohet me policinë e shtetit. Në Shqipëri po injektohen vaksinat e “Pfizer”, AstraZeneca, “Sputnik V” dhe “Sinovac”./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!