Shoqata e Bashkive kërkon heqjen e masave dhe mbështetje financiare nga qeveria

schedule17:17 - 11 Maj, 2020

schedule 17:17 - 11 Maj, 2020

Pandemia ka rënduar nga ana financiare edhe  njësitë e qeverisjes vendore në vend. Kjo e bën të pamundur heqjen e taksave për sektorin e turizmit një kërkesë kjo e bërë prej operatrëve turistik.

Kreu i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali thekson se e vetmja mundësi është që bashkitë të ulin taksat, ndërsa  i bën apel qeverisë për mbështetje financiare sidomos për 11 bashkitë që kanë vijë bregdetare .

“Duhet të pranojmë që jemi në vështirësi, që kemi kufizime. Duhet të pranojmë që paketat e ndihmës që ka dhënë qeveria shqiptare, nuk respektojnë parimin e mjaftueshemërisë.

Bashkitë duhet të gjejnë rrugë të reja. Duhet bërë një analizë e re, e qartë, një plan zhvillimi ekonomik-rural. Duhet bërë një hapje jashtëzakonisht dinamike në këtë moment.  Bashkitë duhet të zgjerojnë bazën e takasave, por edhe duhet të ulin nivelin e tyre”, theksoi Haxhimali.

Gjatë këtij viti bashkitë do të ofrojnë më pak shërbime dhe ulje të investimeve pasi edhe situata e mbledhjes së të ardhurave ka qenë negative.

“Nuk pres rritje të ardhurash në Bashki, investime, cilësi, apo sasi shërbimesh më të mëdha. Gjithashtu nuk pres që do kalojmë në shlyerjen e borxheve të detyrimeve të prapambetura”, tha ai.

Turizmi në vend  është goditur rëndë si pasojë e pandemisë pasi ka pasur një anullim të prenotimeve. Gjirokastra është një ndër bashkitë e para që ka ofruar  lehtësim të pagëses së taksave për sektorin turistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!