Shoferja që thyen tabutë/ Eranda Dishani, operon në linjën ndërkombëtare Shqipëri-Itali

schedule13:49 - 27 Tetor, 2024

schedule 13:49 - 27 Tetor, 2024

Është herët në mëngjes. Eranda nxiton të niset nga Fieri sepse ka rrugë të gjatë për të bërë. Ajo është e para shofere e linjave ndërkombëtare që operon nga Shqipëria në Itali. E nisi me autobusë të mëdhenj dhe së fundmi me mikrobusë.

“Bën gjithmonë rrugë të gjata? Po shqipëri itali? Për ku je sot? Milano Varese. Do nisemi tani? Kemi për të marrë rrugës te tjerë? Po kemi pasagjere dhe porosira.”

Pa mbërritur në portin e Durrësit, për të kaluar me traget Adriatikun, 35 vjecarja ka disa destinacione në qytetet e vendit.

“Tani po ikim drejt Belshit për të marrë porosi të tjera. Janë ushqime, vaj ulliri, mish, çdo gjë që ka në Shqipëri bio.”

Eranda udheton në disa qytete të Italisë, ku con pasagjerët dhe porosi të tjera qe i japin per te afrerm te tyre ne vendin fqinje. Tashmë ajo është e njohur  mes emigrantëve shqiptarë ne Itali.

Eranda Dishani lindi dhe u rrit në Novoselë të Vlorës, dhe ishte ende shumë e vogël kur zbuloi pasionin për makinat sidomos për ato të rënda. Teksa punon prej 3 vitesh si shofere e linjave të transportit te udhetareve, e thotë me krenari që këtë zanat e trashëgoi nga i ati.

“Babin e kam pasur shofer dhe kam ecur gjithmonë pas tij. Babi skishte djale, unë jam vajza e trete dhe thashe une do jem djali i babit. Kam qenë 8 vjec kur nisa të mësoj makinën, babai kishte një zis në atë kohë.”

Eranda është diplomuar në degën e mësuesisë, profesion të cilin e la 4 muaj pasi nisi të punonte me nxënësit.

“Iu përkushtova kësaj pune. Nisa në fillim si agjente shitje, më pas pas 7 vitesh nisa si shofere autobusi. Si e priti punedhenesi yt kur i propozove se doje te punoje shofere? Nuk donin në fillim, por unë e nisa dhe iu futa kësaj pune.”

Puna që bën thotë se i shqetëson familjarët për shkak të orëve të gjata udhëtim, megjithatë ka gjithnjë mbështetjen e tyre.

“Babai e kishte krenari se do ia trashëgoja zanatin, ndërsa mamaja në fillim nuk donte se do i rrija larg shtëpisë.”

35 vjeçarja ka lejen e drejtimit për kamion dhe trajler, por autobusin nuk e zëvendëson me asgjë.

“Për mua është më i thjeshtë autobusi sesa kamioni sepse kam edhe patentën e kamionit dhe të trajlerit. Por autobusi është gjëja më e bukur. Për mua është adrenalinë autobusi, pavarësisht se ke shumë dhimbje koke nga njerëzit.”

Gjatë rrugës, Eranda merr edhe udhëtarë, vërejmë habinë tek ta, por për shoferen komentet janë gjithnjë të mirëpritura.

“Si reagojnë zakonisht? Si fillim ata që nuk më njihnin po. Pastaj nuk iu bente me përshtypje.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!