Një 18-vjeçare ka përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Policia bën me dije se rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen A. T., 36 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen S. H., 18 vjeç.
Adoleshentja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/