Për rreth 30 kilometra, 6 patrulla të policisë greke janë vënë në ndjekje të një makine që që ka hyrë në vend përmes Shqipërisë në Qafë-Botë, duke mos ndaluar për kontroll dhe duke tërhequr zvarrë hekurat mbrojtës.
Makina theu traun e doganës greke të Mavromatit dhe ka shtuar shpejtësinë për t’u futur në tokën greke.
Në tentativë për t’u larguar, shoferi shqiptar,Gardian Mirakaj, 39 vjeç nga Lezha ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Në ndjekje të tij kanë qenë 6 mjete te policisë greke të cilat pas 30 km i kanë bllokuar rrugën brenda qytetit te Igumenicës.
Lexo edhe: Theu traun në Qafë-Botë dhe u arratis si në filma, kush është shqiptari i arrestuar
Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës, ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.
Deri tani nuk është gjetur asnjë e dyshimtë në makinë dhe policia dyshon se drejtuesi ka probleme psikologjike.