U përplas rëndë nga një automjet, 11-vjeçari në Kukës sillet me helikopter në Tiranë

schedule12:04 - 24 Gusht, 2020

schedule 12:04 - 24 Gusht, 2020

Në aksin rrugor Bicaj -Kukës në afërsi të Lagjes Gostil të Kukësit një automjet ka aksidentuar mjaft rëndë një fëmijë E.M., 11 vjeç.

Pas aksidentit, në fillim nga policia u tha se  autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Por, në një njoftim të dytë u bë e ditur se 35-vjeçari ishte larguar me një mjet tjetër për ta çuar të miturin në spital.

Fëmija 11 vjeç mbeti i lënduar rëndë dhe u dërgua me helikopter drejt Tiranës.

Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihen mjekët që transportojnë të miturin me barrelë nga ambulanca në helikopter.

35-vjeçari A.H u vetëdorëzua më pas në polici.

Njoftimi:

Kukës/Informacion paraprak.

Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Fëmia i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!