Shmangën detyrimet tatimore dhe i shkaktuan 2 milionë euro dëm buxhetit të shtetit/ Në pranga 12 persona, mes tyre edhe italianë

schedule09:37 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 09:37 - 20 Dhjetor, 2023

Prokuroria e Tiranës ka vënë në pranga 12 persona, me dyshimin se kanë shmangur detyrimet tatimore, duke i shkaktuar 2 milionë euro dëm buxhetit të shtetit. Në pranga janë vënë 3 shqiptarë dhe 9 italianë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta persona kanë mundur të organizojnë një strukturë të mirfilltë kriminale me qëllim të vetëm përfitimin me anë të shmangies së detyrimeve tatimore, duke kryer aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave.

Nga ky aktivitet kriminal, nëpërmjet subjekteve fiktive, këta shtetas kanë mundur të përfitojnë nga rritja fiktive e shpenzimeve, deri në këtë fazë të hetimeve, një vlerë të llogaritur prej 471,778,384 lekë, duke i shkaktuar kështu një dëm monetar dhe financiar shtetit shqiptar në vlerën rreth 2 milionë euro. Dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

Ky aktivitet kriminal dyshohet që shtrihet edhe në shtetin italia, aty ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet mbi 6 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!