Shkurti rikthen shirat, si do të luhaten temperaturat gjatë ditës, dëborë në male

schedule07:14 - 1 Shkurt, 2022

schedule 07:14 - 1 Shkurt, 2022

Territori shqiptar deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore, parashikohet që herë pas here reshjet të jenë më intensitet deri mesatar.

Sipas MeteoAlb gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 10°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të shumta dëbore. por mesdita dhe pasditja do të dobësojnë vranësirat gradualisht në Kosovë, duke bërë që gjatë mbrëmjes dhe natës të ketë dhe interval me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Territori i Republikës së MV do të jetë në dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë ditën, KU vranësirat e shumta do të sjellin reshje dëbore. POR herë pas here reshjet pritet të jenë me intensitet edhe mesatar.

Rajoni dhe Europa

Europa Juglindore dhe Qendrore do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore. Po ashtu dhe Britania e madhe do të jetë me reshje shiu. Vendet Nordike dhe Lindja e Europës do të jenë me vranësira dhe reshje dëbore. Ndërsa Europa Jugperëndimore do të jetë në dominimin e motit të kthjellët. /abcnews.al