Shkurtaj rrezikon sezonin, Shehi: Treni i fundit me Tiranën, luftojmë fort!

schedule23:03 - 2 Korrik, 2020

schedule 23:03 - 2 Korrik, 2020

Orges Shehi, trajneri i Kukësit, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Teutës, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Abazaj, që në ndeshjen me Bylisin kishte dëmtim. Nuk ishte në gjendje të luante titullar. Shkurtaj? Kur të del sulmuesi kryesor në minutë të dytë, atëherë nuk është e lehtë”.

“Gabimet? Ndodh kur të bën presing lart kundërshtari. Mund të eliminohen gabimet. Nuk duhet mbajtur topi shumë. Kjo vjen prej presionit të kundërshtarit. Me një pasim të mirë mund të dalësh nga presioni që të bën ekipi rival”.

“Kishim raste të pastra, sidomos në pjesën e parë. Një e kishim me Ethemin. Nuk mund t’i qajmë tani, nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha durrsaku, i cili pasoi Shpëtim Duron në krye të skuadrës së Kukësit.

“Nuk jemi të barabartë me Teutën në aspektin fizik. Lojtarët kanë ardhur me vonesë. Një pjesë me zor i kemi sjellë në Shqipëri. Aspekti fizik nuk na lejon të luajmë njëlloj si në 20 minutat e para.  Dëmtimet? Është e vështirë të jesh pa pikë referimi. Dihen vlerat e Shkurtaj. Dëmtimi i tij na penalizoi shumë. Mund të mungojë 2-3 javë, ose deri në fund. Cooper nuk e di çfarë dëmtimi ka. Do improvizojmë, nuk kemi çfarë bëjmë”.

“Nuk mendojmë vetëm për Kupën. Shkojmë në ndeshjen me Riranën dhe do luftojmë fort. Është treni i fundit. Do jetë e vështirë pa sulmuesin kryesor. Me Abazajn në majë është një mënyrë improvizimi. Jemi pa fat me dëmtimin e Shkurtajt, pasi ndodhi që në minutën e dytë”. /abcnews.al