“Shkurtaj dhe Nwabueze janë lojtarë të ndryshëm, Laçi gaboi me Partizanin”

schedule23:46 / 17/02/2020

Starova, në emisionin Pressing në ABC News, ka folur për rivalitetin mes Shkurtaj dhe Nwabuezes, si dhe analizoi ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit.
“Janë dy lojtarë që shënojnë, tani nuk them kush është më i mirë se tjetri.

Shkurtaj, sidomos javët e fundit, është duke dhënë maksimumin, lëviz shumë, topin nuk e humbet, edhe shënon. Duke qenë në disavantazh, Shkurtaj bëri ndeshje fantastike. Nwabueze është karakteristikë tjetër, lojtar që do hapësira, që ka shpejtësi. Nuk diskutohet që është lojtar shumë i mirë.

Laçit i ka ndodhur dy herë që nuk ruan avantazhin, si me Kukësin, ashtu dhe me Partizanin. Laçi këtë radhë me Partizanin dorëzoi mesfushën, mungesa e Deliut ra në sy. Nuk pati mundësi Laçi ta menaxhojë fitoren. Muri u vendos gabim, një episod të kthen ndeshjen. 2-1 shumë shpejt, pastaj filluan dobësitë e Laçit./abcnews.al

schedule23:46 / 17/02/2020