Shkupi ose Ballkani, beteja e parë në Conference League për historinë

schedule09:01 - 18 Gusht, 2022

schedule 09:01 - 18 Gusht, 2022

Një ekip shqiptar do të jetë për herë të parë në grupet e Conference League dhe sonte zhvillojnë duelin e parë mes tyre.

Shkupi është skuadra pritëse, që prej orës 21:00 do të bëjë gjithçka për të fituar ndaj Ballkanit, skuadrës kampione të Kosovës që drejtohet nga Ilir Daja.

Ky i fundit i ka shijuar grupet e Europa League me Skënderbeun dhe tani do provojë të shkruajë historinë me Ballkanin.

Gjatë kësaj vere dy skuadrat kanë zhvilluar edhe një miqësore mes tyre, që e ka fituar Ballkani. Te Shkupi janë të sigurt se sonte do të jetë tjetër melodi dhe me tifozët në krah duan fitoren. / abcnews.al