“Shkupi drejt krizës politike”, Hyseni: Ndërkombëtarët nuk duhet të lejojnë që Maqedonia e Veriut të bëjë hapa mbrapa

schedule16:22 - 3 Qershor, 2024

schedule 16:22 - 3 Qershor, 2024

Analisti Blerim Hyseni në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News foli për situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kësaj interviste analisti Hyseni u shpreh Shkupi po shkon drejt krizës politike. Më tej nënvizoi se ndërkombëtarët nuk duhet të lejojnë që Maqedonia e Veriut të bëjë hapa mbrapa.

“Partitë politike maqedonase kanë synuar të marrin votat e shqiptarëve dhe për herë të parë ndodhi që u bashkëngjit në parti politike siç ishte “Besa”. Duket qartë që në Maqedoninë e Veriut tentohet përçarja e shqiptarëve.  Në marrëveshjen e Ohrit është vendosur si mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Shqiptarët kanë një rast të artë në këtë zhvillim dhe duhet të kishin qenë bashkë. Mitckoski që të jetë më rehat në pushtet dëshiron të ketë shqiptar në qeveri, por ato shqiptarë që nuk do t’i prishin terezinë në pushtet. Por këtë herë VMRO / DPMNE vendos të marrë disa parti vetëm që t’i ketë të dëgjueshëm dhe të ketë mundësi t’i kontrollojë. Gjithçka kontrollon vetëm politikën e jashtme sepse ka probleme me Greqinë dhe Bullgarinë. Pra VMRO po fut në qeverisje koalicionin që mori më pak vota. Ali Ahmeti e ka për detyrë të mos tërhiqet dhe politikisht duhet të mbrojë votat, jo vetëm për vetë, por për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kriza politike në Maqedoninë e Veriut do të vijë duke u përkeqësuar. BDI dhe Fronti Europian kanë detyrim kombëtar të përfaqësojnë qytetarët shqiptarë. Fronti Europian kam bindjen se janë të koordinuar me faktorin ndërkombëtar. Por mendoj që nuk do të tolerohen veprime të njëanshme të zyrtarëve të qeverisë së Veriut”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!