VIDEO/ Shkrumbohet lokali në plazhin e Zvërnecit

schedule21:42 - 14 Tetor, 2022

schedule 21:42 - 14 Tetor, 2022

Një restorant që qëndron i hapur gjatë sezonit të verës në plazhin e Zvërnecit është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së premtes.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e zjarrfikëses në tentativë për të neutralizuar flakët.  Megjithatë, lokali është djegur plotësisht pasi kishte qenë i ndërtuar me materiale druri.

Shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike. /abcnews.al/