Shkrumbohet gjatë natës makina e parkuar në oborrin e 35-vjeçarit në Shkodër

schedule08:30 - 3 Korrik, 2022

schedule 08:30 - 3 Korrik, 2022

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 në lagjen “Ahmet Haxhija”.

Policia bën me dije se makina tip “Suzuki” në pronësi të Gilman Sokolit 35 vjeç është përfshirë nga flakët.

Automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e pallatit dhe si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Abcnews.al/