Tre lokale është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Shkodër. Gazetari Simon Shkreli raporton se nga flakët janë përfshirë lokalin në pronësi tw Arbis Vjerdha, anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër, ndërsa zjarrit nuk i kanë shpëtuar edhe dy lokalet ngjitur.
Nga pamjet shihet se zjarri ka përfshirë të gjithë fasadën e pallatit. Paraprakisht thuhet se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në ashensorin e jashtëm të pallatit.
Kjo ka sjellë edhe përfshirjen nga flakët të të gjithë fasadës, ndërkohë që kanë pësuar dëmtime edhe grilat e dritareve të banesave në katet e mësipërme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa nga pamjet e regjistruara mëngjesin e sotëm shihet se lokalet janë shkrumbuar. g.v/abcnews.al