Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportojnë tashmë më shumë se 1 milionë të infektuar. Konkretisht,SHBA-të deri më tani numërojnë 1,000,888 të infektuar dhe 56,323 viktima.
Brenda 24 orëve, vendi ka regjistruar 13,728 raste të reja me Covid-19. Ndërsa, brenda ditës kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të paktën 1,300 amerikanë.
Në një kohë që numri i rasteve me koronavirus vazhdon të rritet, disa shtete të SHBA-ve po nisin të rihapen në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë e goditur rëndë nga kriza.
Gjithsesi, këto vendime janë kundërshtuar fort nga ana e ekspertëve të shëndetit të cilët theksojnë se ndërveprimi mes njerëzve dhe aktiviteti ekonomik mund të bëhen shkak për një valë të dytë epidemie. Në shtetin e Nju Jorkut, epiqendra e epidemisë në SHBA, rastet e reja me koronavirus u rritën të hënën me 3,900 duke e çuar numrin total në 290,000.
Ndërsa, numri i rasteve globale me Covid-19 ka shkuar tashmë në më shumë se 3 milionë. /abcnews.al/