Shkon në 45 milion numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën

schedule18:04 - 29 Tetor, 2020

schedule 18:04 - 29 Tetor, 2020

Numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, ka shkuar në më shumë se 45 milion.

Sipas të dhënave në Worldometer, nga ky total, 1,18 milionë persona e kanë humbur betejën me sëmundjen. Ndërsa, 32,8 milionë të tjerë janë shëruar, shkruan abcnews.al

Vendi më i prekur nga pandemia është SHBA ku numërohen 9,1 milion të infektuar dhe 233,340 viktima. E prekur rëndë nga pandemia është edhe India numri i rasteve me Covid-19 rezulton të jetë 8 milion ndërsa ai i rasteve fatale 120,899.

I treti në radhë është Brazili me rreth 5.55 milion të infektuar dhe 158,468 viktima.

Raste ditore rekord po regjistrojnë vendet e Evropës ndërsa kontinenti i vjetër përballet me valën e dytë të pandemisë. Italia, Gjermania, Franca, Greqia, Spanja e shumë vende të tjera kanë nisur tashmë të prezantojnë masat e reja shtrënguese anti-Covid.

Franca ndërkohë u bë vendi i parë që rivendos karantinën kombëtare për të luftuar virusin. s.b/abcnews.al/