Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkon në 400 numri i viktimave nga Covid

schedule16:05 - 5 Tetor, 2020

schedule 16:05 - 5 Tetor, 2020

Ka shkuar në 400 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se katër persona kanë humbur jetën dhe 144 të tjera janë konfirmuar pozitiv me Covid.

Sipas ministrisë kanë humbur jetën mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndër të tjera ministria bën me dije se në javën e 40 të pandemisë, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.



Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                   144

Të shëruar ne 24 orë                150

Humbje jete në 24 orë             4

Testime ditore                          912

Testime totale               93021

Raste pozitive              14,410

Raste të shëruara           8,825

Raste Aktive                 5,185

Humbje jete                     400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2695

Durrës              555

Shkodër           398

Lezhë        262

Korçë   242

Elbasan            236

Fier               225

Vlorë   184

Kukës        132

Berat     114

Dibër   80

Gjirokastër   62. e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!